Dy persona gjenden pa shenja jete në Prizren, policia jep detaje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dy persona gjenden pa shenja jete në Prizren, policia jep detaje
Foto Ilustruese
Dy persona janë gjetur pa shenja jete të dielën në rajonin e Prizrenit, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të vdekjes.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmua zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40 në rrugën "Turgut Özal" në Prizren, ku në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një grua rreth 54-vjeçare. Ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e saj.
Rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50 në një zonë pyjore në fshatin Restelicë të Dragashit, ku është gjetur pa shenja jete një burrë rreth 68-vjeçar. Edhe në këtë rast, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.
Sipas Policisë, bazuar në të dhënat fillestare të mbledhura në vendngjarje, në të dy rastet ekziston dyshimi se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar nisjen e veprimeve hetimore. Me urdhër të tij, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rastet janë iniciuar si "Hetim i vdekjes".
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.