Dy klube të reja në volejbollin kosovar
Lexohet për: 1 min.
18-Klube volejboll
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja.

FVK njoftoi se janë formuar dy klube të reja në qendrat ku mungonte aktiviteti i këtij sporti, respektivisht në Prizren dhe Deçan, raporton KosovaPress.

“Ngritja e standardit në nivelin e garave elite, atë të Kombëtareve, organizativ dhe formave tjera, po përcillet me dëshirën e të rinjëve dhe të rejave që t’i bashkohen sportit të rrjetës. Kësisoj, së fundi janë formuar edhe dy klube të reja të volejbollit, në qendrat ku mungonte aktiviteti i këtij sporti në këtë formë.

KV Prizreni dhe KV Alpha nga Isniqi i Deçanit, janë dy klubet e reja, që i shtohen skenës së volejbollit në vendin tonë. FVK i përgëzon iniciatorët për themelimin e këtyre dy klubeve, duke u uruar shumë suksese në misionin e tyre”, shkruante në komunikatën e FVK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024