Dy interpelanca të ministrave në Kuvendin e Shqipërisë
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës janë dy interpelanca.

Fillimisht do të zhvillohet interpelanca me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti Ervin Salianji. Më pas, do të zhvillohet interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

Në rend të ditës do të jetë edhe projektligji “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”. Gjithashtu edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar. Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës”. Në rendin e ditës është edhe projektligji “Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore”. Kuvendi do të shqyrtojë Dekretin nr. 295, datë 24.10.2023, “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”. Kuvendi do të shqyrtojë edhe 2 projektvendime për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
349
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024