Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj. I njëjti, pasi ka marrë gjobën është nisur vrullshëm në drejtim të Ferizajt, duke zhvilluar shpejtësi 102 km/h, në po të njëjtën zonë të kufizimit 50 km/h.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:03 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj, më saktësisht në fshatin Koshare të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet M.J (M/K) i moshës 49 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 2 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). I njëjti shofer, pasi ka marrë gjobën është nisur vrullshëm në drejtim të Ferizajt, duke zhvilluar shpejtësi 102 km/h, në po të njëjtën zonë të kufizimit 50 km/h. Matja është bërë nga prapa me radarë, ndërsa ndaj tij është shqiptuar edhe një gjobë për kundërvajtje, prej 150 eurove. Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes”, thuhet në komunikatë.