Duraku: Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi erdhi për shkak të raporteve të mira Rama-Vuçiq
Lexohet për: 2 min.
Duraku
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit për të kandiduar bashkë me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit për grupmoshat U21 është pritur me reagime dhe kundërshtime të mëdha në Kosovë, kjo për shkak të raporteve jo të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një hap i tillë është konsideruar shumë i ngutshëm dhe befasues nga njohësit e rrethanave sportive në Kosovë.

Analisti dhe trajneri i futbollit Fahredin Duraku ka thënë për KosovaPress se ky lajm nuk është i mirëseadhur sidomos kur dihet rrethanat mes dy shteteve, derisa ka shtuar se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të marrëdhënieve të mira ndërmjet Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ky aplikim për Kampionatin Evropian U21 të luhet së bashku në Shqipëri dhe në Serbi për ne nuk është i mirëseardhur. Mirëpo, prapë se prapë duke shikuar anën tjetër ku janë dy elemente kryesore që kanë përfitime edhe Shqipëria edhe Serbia, do të thotë duke marrë parasysh se në aspektin politik kryeministri i Shqipërisë e dimë çfarë marrëdhënie ka me kryetarin e Serbisë, gjithashtu Armand Duka tani është shpallur si nënkryetar i UEFA-së dhe ato marrëdhëniet ndërmjet Ceferinit dhe Armand Dukës janë çdo ditë më të mira. Këtu në Kosovë nuk është pritur mirë si në aspektin politik edhe në atë sportiv duke e ditur që Serbia ka bërë një gjenocid shumë të madh këtu te ne”, tha Duraku.

Nga ana tjetër, gazetari nga Shqipëria, Erjon Halili ka thënë se ky bashkëpunim duhet të shihet më shumë nga ana sportive pas dy shtete vetëm do ta ofrojnë infrastrukturën e tyre sportive për ta organizuar një eveniment të madh evropian të futbollit.

Por, sipas Durakut, Federata e Futbollit të Kosovës duhet të bëjë gjithçka për ta bindur FSHF-në që Evropiani i grupmoshave U21 të mos organizohet në bashkëpunim me Serbinë.

Në lidhje më temën, KosovaPress ka provuar të marrë reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe të Komitetit Olimpik të Kosovës, por ata nuk kanë dashur të prononcohen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025