Dukagjini ankohet në gjyqtarin Alban Shala pas humbjes nga Gjilani
Lexohet për: 2 min.
Dukagjini
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dukagjini ka pësuar disfatë në xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll duke u mposhtur nga Gjilani me rezultat 2-0, humbje kjo e cila i largon ata nga gara për një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Menjëherë pas ndeshjes, skuadra nga Klina ka publikuar një video në “Facebook” duke u ankuar në gjyqtarin e ndeshjes, Alban Shala, duke pretenduar për gabime në ndarjen e drejtësisë në fushë.

Skuadra e Dallkut ankohet për një faull të ma pa dhënë nga Shala ndaj sulmuesit Otto John, duke lejuar vazhdimin e aksionit, i cili më pas sjellë edhe ndëshkimit me karton të kuq të futbollistit të Dukagjinit, Ardin Dallkut, raporton KosovaPress.

Ky është postimi i plotë o KF Dukagjinit në “Facebook”:

https://kosovapress.com/admin/gjilani-fiton-sfiden-e-veshtire-me-dukagjinin/

ALABAN SHALA ?GENZ NUZA?VAR

Pas ndeshjes ndaj Ballkanit, dhe gabimit nga Genz Nuza, i cili nuk e rishikojë situatën ne VAR, duke na dëmtuar rëndë ne fundin e ndeshjes dhe duke e çuar poshtë mundin dhe ndjerësen e futbollistëve. Sot gjyqtari i ndeshjes ndaj Gjilanit, zt.Alban Shala, fillimisht nuk e ndali lojën pas ndërhyrjes ne Oto John, e nga ky aksion rrjedhë loja, nga ku vjen edhe ndëshkimi me karton te kuq ndaj Ardin Dallkut. Kësaj radhe për dallim nga gjyqtari Genc Nuza, nga dhoma e VAR-it, thirret të rishikojë ne monitor vendimin e tij gjyqtari Alban Shala, por ndërhyrja ndaj Johnit nuk përsëritet prapë nga dhoma e VAR-it dhe as që kërkohet një gjë e tillë nga Shala, i cili kishte vetëm një qëllim.

Brenda katër ditëve dëmtohem rëndë, nga dy vendime të çuditshme, njëri nuk e RISHIKON VAR-in, ne dëm tonin, ndërsa tjetrit nuk ju shfaqet e as nuk e kërkon pamjen e kësaj ndërhyrje nga ku rrodhi gjithçka.

RASTËSI, NUK E BESOJMË!

Dy raste me ngjashmëri brenda pak ditëve, dy vendime te ndryshme ne bashkëpunim me njerëzit ne dhomën VAR-it.

Nuk do të heshtim, do të kërkojmë llogari!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025