Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa është bashkuar me Amal dhe George Clooney këtë javë për të nderuar mbrojtësit e guximshëm të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut përmes çmimeve inauguruese Albie të Fondacionit “Clooney For Justice”.
Dua Lipa me këtë rast kishte nderin të prezantojë çmimin Justice for Survivors mikes së saj Nadia Murad në iAct, për punën e saj me të mbijetuarit e gjenocidit dhe mizorive të tjera masive.
Duke përdorur këto prova, avokatja Amal, bashkëshortja e aktorit George Clooney përfaqësoi mbi 100 të mbijetuar në një gjyq të një drejtuesi të milicisë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
“Unë kam mësuar përmes miqësisë sime dhe punës sime në fushatën time me Nadia Murad se sa e rëndësishme është të mbledhësh dëshmi nga të mbijetuarit e gjenocidit dhe ta bësh këtë në një mënyrë të ndjeshme. Është shumë e vështirë t'i kërkosh dikujt të rijetojë traumën e tij, por siç ka treguar Amal, të mbijetuarit kanë fuqi të madhe përmes dëshmisë së tyre në gjyqet kundër autorëve të mizorive masive”, ka shkruar Dua Lipa.