Deri në 100 milionë euro parashihet të arrijë e tërë "Dritarja për Investime të Diasporës". Ndërsa përmes kësaj do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro. E gjithë kjo ka për qëllim tërheqjen e investimeve nga diaspora.
Në ngjarjen lansuese të kësaj dritare, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se me këtë hap do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa sipas tij, e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro.
Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier derisa është shprehur i lumtur me themelimin e kësaj dritare, ka thënë se kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu.
Edhe drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha ka thënë se kontributi i diasporës në vend është jashtëzakonisht i madh.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...