Drita e fiton derbin me Prishtinën, Malisheva e fortë për Ferizajn
Lexohet për: 1 min.
13-Prishtiona
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, Drita e ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kastriot Selmani, i cili vulosi fitoren e Dritës në minutën e 41’ të ndeshjes.

Po ashtu, fitore sot shënoi edhe skuadra e Malishevës e cila e mposhti 2:1 si mysafire Ferizajn.

Golat për Malishevën i shënuan Ronald Sobowale (minuta e 17’ dhe 83’), kurse golin e nderit te Ferizaj e shënoi Betim Haxhimusa.

Rezultatet finale:

Ferizaj 1:2 Malisheva

Drita 1:0 Prishtina

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024