Drita barazon si mysafire e Viktoria Plzen
Lexohet për: 1 min.
15-Drita
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drita e ka nisur aventurën në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës me barazim.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Doosan Arena”, skuadra e Dritës ka barazuar si mysafire pa gola (0:0) me Viktoria Plzenin, raporton KosovaPress.

Edhe pse nuk e regjistroi asnjë goditje drejt portës, Drita arriti t’i bëjë ballë gjigantit çek dhe të nxjerrë rezultat pozitiv si mysafire në Çeki.

Ndeshjen e kthimit Drita kundër Viktoria Plzen do ta zhvillojë në “Fadil Vokrri” më 3 gusht me fillim nga ora 20:00.

Rezultati final i ndeshjes është i barabartë 0:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024