Drita barazon me Lirinë, Malisheva e shkatërron Fushë Kosovën
Lexohet për: 1 min.
22-Drita
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Përparim Thaçi”, skuadra e Lirisë ka barazuar pa gola, 0:0 me Dritën, raporton KosovaPress.

Në fakt, Drita arriti të shënonte tre gola, por që të gjithë i anuloi VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje. VAR-i anuloi golin e Besnik Krasniqit (minuta e 25’), të Almir Ajzerajt (minuta e 44’) dhe Albert Dabiqajt (minuta e 79’).

Ndërkaq, situatë e njëjtë nuk ishte në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Malisheva e shkatërroi Fushë Kosovën duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:1.

Golat për vendasit i shënuan Altin Aliu (minuta e 23’ dhe minuta e 84’), Drilon Hazrollaj (minuta e 60’, minuta e 67’ dhe minuta e 94’) dhe Ilir Mustafa (minuta e 89’).

Ndërkaq, golin e nderit për Fushë Kosovën e shënoi Urim Statovci në minutën e 25’ të ndeshjes.

Rezultatet finale:

Malisheva 6:1 Fushë Kosova

Liria 0:0 Drita

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024