Drejtori i Trustit tërhoqi mjetet e Trustit, të ardhura vjetore rreth 50 mijë euro
Lexohet për: 1 min.
Adrian Zalli
2 vite më parë
Linku u kopjua

?Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli, mbetet ndër zyrtarët më të paguar në vend dhe ende nuk ka shtëpi të vet, e që jeton me qira, raporton KosovaPress.

Drejtori Zalli ka deklaruar pagë vjetore prej afër 50 mijë euro dhe rreth 300 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale të Kosovës dhe amerikane.

Tashmë kur po diskutohet mundësia e tërheqjes edhe të një përqindje të mjeteve nga Trusti, në vitin 2020, Zalli kishte tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale në Trust, në vlerë prej 16 mijë e 579 euro.

Kjo nënkupton se kontributet e drejtorit Zalli në Trust kanë arritur vlerën e përgjithshme prej mbi 160 mijë euro.

Zalli ka deklaruar një veturë të blerë në vitin 2007 në vlerë prej 12.700 euro.

Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar forumularët të martën formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publik, ndër ta edhe për drejtorin e Trustit, Adrian Zalli. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024