Në gjykatën themelore në Prishtinë, drejtori në departamentin e ujë-rigjenerimit në Ibër-Lepenc, Ernes Kërqeli ka dëshmuar për natën kritike të 24 nëntorit të vitit 2024 ku ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ai tha se dëmi i shkaktuar në kanalin e Ibër-Lepencit ishte mbi 376 mijë euro.
“Në kohën kur kam marrë njoftimin prej punëtorëve tonë, rreth orës 19:00, në mbrëmje për sulmin kam njoftuar ekipet, kryeshefin ekzekutiv Faruk Mujka për ndodhinë që na ka ndodhur, nuk e kemi ditur dëmin dhe lokacionin e saktë. Pas njoftimit prej punëtorëve tonë kemi marrë njoftim edhe nga policia e Kosovës dhe të gjithë ekipet i kemi nisur për në atë pjesë. Pas një kohë të shkurtër kam mbërri prej Gjilanit së bashku me kolege në vendngjarje dhe kemi pa që dëmi ishte jashtëzakonisht i madh. Ne si ndërmarrje nuk jemi ballafaquar asnjëherë me aso fëmijë. Fatmirësisht kemi pasur ekipe me makineri të rëndë të cilët kanë qenë duke punuar në komunën e Zubin Potokut, i kemi thirrur ekipet dhe kemi filluar me mendu në sanimin e dëmit në mënyrë që uji të mos ndalej në rrjedhën e poshtme të kanalit. Pasi kemi pritur leje nga policia dhe organet kompetente, ne kemi ndërmarrë masat qe në atë pjesë të dëmtuar te kanalit ta vendosum një zgjidhje të përkohshme. Meqenëse dëmi ka qenë i madh zgjidhja që e kemi bërë atë ditë nuk ka qenë 100 përqind funksionale edhe pse kemi vendosur gjashtë gypa në mënyrë që uji të vazhdojë dhe të mos ndalet për Kosovën B”, tha ai.
Tutje, ai tha se më 24 nëntor kur ka ndodhur sulmi, ekipi i ndërmarrjes ka arritur të kthej furnizimin vetëm 75 përqind.“Ne kemi arritur në natën kritike, me e kthy furnizimin vetëm 75 përqind të furnizimit të rregullt. Prej kohës kur ka ndodhur sulmi, ne rreth ores 2:00 kemi srritur me funksionalizu zgjidhjen e parë. Pas kësaj, kjo zgjidhje nuk ka qenë finksionale për shkak të dëmit në pjesën e fundme, ne kemi vazhduar me zgjidhjen tjetër. Furnizimi për ujësjellësa ëshyë ndërprerë 3-4 ditë dhe pas pesë ditë ujësjellësat nuk kanë mu dur me marrë fillimisht në kapacitete të plota”, tha ai.
Dëmi mbi 376 mijë euro u sanua përmes projektit të financuar nga Banka Botërore.
Ai u pyet edhe nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli se kush ishte i pranishëm në vend të ngjarjes.
Kërqeli tha se nuk ka vërejtur ndonjë gjurmë njeriu.
Ai tregoi se çfarë dëme ishin shkaktuar po të mos ndërmerrej veprime po atë natë.