Drejtoresha e arsimit në Prishtinë: Arsimi jocilësor i ka shtyrë shumë familje ta lëshojnë Kosovën
Lexohet për: 3 min.
lushaku-200724
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Statistikat e fundit të maturës shtetërore kanë treguar një rënie drastike të pjesëmarrësve në këtë provim. Në këto statistika është evidentuar edhe një rënie e numrit të nxënësve.

E shqetësuese për drejtoreshën e arsimit në Komunë e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu është niveli i kalueshmërisë së testit të maturës, i cili lidhet me rezultate që janë në shkolla dhe institucione arsimore.

Sipas Lushaku-Sadriut, arsimi jo cilësorë është arsyeja pse i ka shtyrë shumë familje që të mendojnë të lëshojnë Kosovën për t’i edukuar fëmijët në një mënyrë më të duhur. Ajo mendon se përmirësimi i arsimit në vendin tonë, do ta ndal në mënyrë indirekte migracionin.

Drejtoresha e arsimit në Komunë e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu ka thënë për KosovaPress, se sipas testeve ndërkombëtare, korrikulat janë të ngarkuara, nxënësit kalojnë shumë pak kohë në shkolla dhe mësimdhënia nuk është aq profesionale për një orar kaq të shkurtuar.

Për këtë arsye që nga 1 shtatori, Komuna e Prishtinës do të fillojë mësimin tërë ditorë në pesë shkolla të Prishtinës.

Për zhvillimin e mësimit ditorë janë investuar rreth 4 milionë euro.

“Shqetësuese është niveli i kalueshmërisë së testit të maturës, i cili është diçka që lidhet me rezultate që kemi ne në shkolla dhe institucione arsimore...Testet ndërkombëtare kanë thënë se korrikulat janë të ngarkuara, nxënësit kalojnë shumë pak kohë në shkolla dhe mësimdhënia nuk është aq profesionale për një orar kaq të shkurtuar të një korrikulle kaq të ngarkuar, kjo do të sjell nevojën që ne të organizojmë mësimin tërë ditorë për ciklin e ulët dhe Komuna e Prishtinës do të marrë një sërë masash, që nga 1 shtatori pesë shkolla fillore ta organizojmë mësimin tërë ditorë...Kemi një koncentrim të investimeve tona në këto shkolla dhe është diku rreth 3 deri në 4 milionë euro...Jemi të fundit në botë për nga rangimet, ne mund të rrimë edhe 30 vite kështu por jemi të fundit, më poshtë nuk kemi ku të shkojmë, ndërsa reformat të paktën janë një përpjekje për t’u përmirësuar dhe këtë duhet ta bëjmë”, ka thënë ajo.

Rreth teksteve shkollore, drejtoresha është shprehur se janë shumë të ngarkuara por jo të dobëta.

Sipas saj, mënyra e duhur është mësimi të realizohet me orë mësimore dhe aktivitete që të jenë më të kapshme për nxënësit.

Lushaku- Sadriu ka theksuar se arsimi jo cilësor është një ndër arsyet e migracionit.

Ajo kërkon nga Qeveria e Kosovës mbështetje, financiare, materiale, investime në proceset e rëndësishme dhe përkrahje morale të reformave që e dërgojnë shtetin përpara, pavarësisht partisë politike.

Sipas saj, arsimi nuk duhet të ndikohet nga polarizimet ndërmjet partive politike, pasi që arsimi është shtylla kryesore e dijës e fëmijëve.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, në vitin 2014, numri i nxënësve në testin e maturës ka qenë mbi 27 mijë, ndërkaq në vitin 2024, kishte mbi 20 mijë pjesëmarrës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim....

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024