Dramë në aeroportin e Beogradit ku gjendet avokati Çedomir Stojkoviq
Lexohet për: 1 min.
Stojkoviq
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Nuk janë ndalur maltretimet që autoritetet serbe po i bëjnë avokatit Çedomir Stojkoviq, pas homazheve që ky i fundit bëri te varri i 7-vjeçares Blerina Jashari, në Prekaz.

Një dramë po zhvillohet edhe në aeroportin e Beogradit, nga ku Stojkoviq ka treguar se pasi pasagjerët janë ulur në aeroplan për 35 minuta, janë nxjerrë jashtë në mënyrë që edhe njëherë të kalojnë kontrollin e sigurisë.

“Nuk ka mbaruar! Pasi u ulëm në aeroplan për 35 minuta në aeroport - tani të gjithë pasagjerët janë nxjerrë nga avioni në mënyrë që të gjithë të kalojmë përsëri kontrollin e sigurisë. Piloti i Lufthansa thotë: ‘Gjë shumë e pazakontë’”, ka shkruar Stojkoviq në X.

Kujtojmë se kjo që po ngjan sot po ndodh pas ndalimit 4-orësh që i është bërë Stojkoviq nga autoritetet serbe të premten derisa po kthehej nga Kosova në Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025