Dorëheqet drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë
Lexohet për: 4 min.
shahini-180822
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, Samir Shahini.

Shahini njoftoi përmes Facebook-ut, se arsyet që e çuan të marrë këtë vendim janë personale.

“Dua të kërkoj mirëkuptimin tuaj nëse nuk mund t’ i përgjigjem secilit e secilës nga ju me sqarime në email, mesazhe, e telefonata.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Të dashtun miq e familjarë,

Kam dorëzuar dorëheqjen time nga posti i Drejtorit Komunal për Arsim në komunën e Fushë Kosovës!

Arsyet e largimit tim janë kryesisht personale, dhe sigurisht pak edhe profesionale. Për keto të fundit, është informuar me kohë kryetari i komunës.

Dua të kërkoj mirëkuptimin tuaj nëse nuk mund të i përgjigjem secilit e secilës nga ju me sqarime në email, mesazha, e telefonata.

Përgjatë pervojës sime thuajse 1 vjeçare në pozitën e drejtorit, unë kam punuar me përkushtim të palëkundur përkundër vështirësive e pengesave të qëllimta nga individë të caktuar brenda e jashtë komunës, kemi bërë punë të shumta e të mira, e një numër të madh ndryshimesh i kemi inicuar bashkë me kryetarin, stafin e drejtorisë e të komunës, shkollave e partnerët e shumtë. Po i listoj vetëm disa nga sukseset e arritura gjatë kohës si drejtor:

-  Kemi përfituar mbi 150 vende të reja të punës në arsim në kuadër të grantit specifik për arsim,

- Kemi rritur shumën si vlerë deri në 600 euro, dhe numrin e përfituesve të subvencioneve (bursave), duke e çuar në 626 sosh,

- Kemi bërë riorganizimin e normave dhe orëve mësimore për të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme,

- Bashkë me kryetarin, kemi nënshkruar dhjetëra marrëveshje mirëkuptimi, ose lëshuar pëlqime për partnerë nga OJQ, institute e kompani për të punuar në rritjen e cilësisë, dhe progresit të përgjithshëm në arsim,

- Kemi përfituar dhjetëra mijëra euro donacione në forma të ndryshme nga donatorë e biznese,

- Kemi zgjidhur probleme akute të sistemit të arsimit në komunën tonë, siq ka qenë mungesa e psikologëve, pedagogëve, sekretarëve në disa shkolla, e të ngjashme,

- Kemi rritur buxhetin për vitin 2023 në subvencione nga 200,000 euro, në 450,000 euro, si dhe kemi ndarë mjete për renovim e riparim të thuajse të gjitha shkollave në nevojë në komunën tonë,

- Fushë Kosova si komunë për herë të parë e me dinjitet të lartë, ka marrë udhëheqjen e një kolegjiumi në Asociacionin e Komunave të Kosovës (Kolegjiumin për Arsim) - ku unë jam zgjedhur kryesues.

Shumë të tjera kanë mbetur vetëm në plane, ose ide. Sigurisht koha që e kërkojnë secili nga ndryshimet që duam të sjellim, e ka bërë të pamundshme për të bërë të gjitha ato që kemi synuar brenda një viti.

Uroj që punët e mira të vazhdohen, e nuk kam dyshim që kryetari do të vazhdoj me reformën në komunë e sidomos në degë të LDK-së, se ndryshe nuk bënë!

Fushë Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm, me një dinamikë të pakrahasueshme, njerëz të mirë e pasuri të shumëta. Duhet me e dashtë këtë vend, pavarësisht të gjithave e të gjithëve.

Falemnderit për mirëkuptimin tuaj sot, e shumë prej jush falemnderit nga zemra për përkrahjen e pakushte, për dashninë, për sinqeritetin. E juve që po iu drejtohem në veçanti e që e dini kush jeni, më keni bërë të besoj që ky vend është... (jo bëhet, por është dhe do të mbetet përgjithmonë shtëpia jonë)!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024