Në këto ditë, kur me shumë pietet e përkujtojmë 115-vjetorin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe, revista “Drita” ka publikuar një dokument nga Arkivi i Vjenës, i lëshuar nga zyra famullitare e Ferizajt, e vitit 1905, për të hapë një shkollë në këtë qytet të posa krijuar.
Më poshtë mund të lexoni dokumentin, i cili mban datën 26 shtator 1905.
S.S. ANGELORUM – CUSTODUM – SHEJTVE ENGJEJVE TROJES
VERISOVIC – FERIZAJ
E Perndritshmja M. e K. Konsullate Austro-Ungare
Shkup.
Moti asht ken dishiri i ngulisun ner zemra tona per kah ky nijet, por deri m’sod nuk ja patme shtekun kerkund e s’guxume me shkun perpara; por sot masi me dishire tona, sikurse po shohim asht bashkue hashnutlleku i t’Parve e t’Bamirsve t’on, po guxojm me i hii ksaj pune, e prandaj me t’pervujt po viim tu kjo e Perndritshmja M. e K. Konsullade me i ba rigja qi nji sahat e para t’na i marojn dishiret t’ona e t’na themelojn msojtoren jase shkollen per femijen t’on m’at turlii qi e sheh ma mar e ma mir me rrug.
Me dije po e bajm edhe ket t’Perndritshmja M. e K. Konsullade qi fmija e jo t’cili, sod per sod m’ket pakic t’kshtenimit qi gjindet m’ket vend, e qi kaa per t’shkue me msime, mundet me mrri deri n’numer njizetenji fmii, ndand mashkuj e dymdhejt femna prej gjasht vjetve e der n’dymdhejt.
Emni e Permiemni Vieta e t’lemit
Manikja e Skenerit Ivanit Lee me 1898
Palina e Gjergjit Zef Kurtit = = 1898
Shtjefni Jakit Zef Kurtit = = 1898
Frana e i Zefit Gjonit Ukes = = 1898
Maria e Bal Tomes = = 1897
Maria e Jak Mates = = 1897
Lucia e Fran Jubanit = = 1895
Luzi Andrejes Shahini = = 1899
Marija Pjetrit Gjonit Ukes = = 1899
Gjergji Mark Koles = = 1898
Shaqja Mark Koles = = 1886
Zef Pashk Gjini = = 1896
Gjyla Loro Qollakut = = 1897
Cilja e Lor Fana = = 1896
Lora Andreja Shain = = 1897
Lora i Kol Prenkes = = 1895
Tuj e dyt fort mir qi kjo e Perndritshmja M. e K. Konsullade deri m’sod kurrgja mangut nuk na ka lanun kuur jemi syllen prej Saj ner nevoj tona, me uzdaj krejt t’sagllamshme se edhe m’ket nevoj kaa per t’ja vnue veshin e kajshem ksaj rigjaje t’on, po guxojm m’u shkrue
Ferisovic me 26 Shtatuer 1905.
T’Pervujtun Sherbtor
qi n’emen t’Miletit po vnojm dor ktu perfundi
Jaki Zef Kurtit
Gjergji Zef Kurtit
Lora i Mark Fanes
Prifti Pashk Krasniqi
Pro-Paroco di