Dogana parandalon kontrabandimin e 20 telefonëve celularë në veri
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës njofton se në pikën e kalimit kufitar të Bërnjakut, është parandaluar një tentativë e kontrabandimit të 20 telefoneve celularë me një vlerë mbi 12 mijë euro.

Në komunikatë thuhet se oficerët doganor në pikën e kalimit kufitar të Bërnjak, gjatë hyrjes nga Serbia, kanë ndaluar një automjet.

“Pas pyetjes së zakonshme, "a ka diçka për të deklaruar në doganë", shoferi është përgjigjur se "nuk ka asgjë për të deklaruar". Më pas, oficerët kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit dhe të personit.  Si rezultat i këtij kontrolli, janë zbuluar mallra të pa deklaruar, si në vijim: 10 iPhone Pro 14 dhe 10 iPhone Pro Max”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit gjithsej vlera e këtyre mallrave pa taksa është 12 mijë e 104 uro. Shoferi nuk ka paraqitur dokumentacion të nevojshëm lidhur me këto mallra.

“Përveç konfiskimit të mallrave, ky rast do të trajtohet në procedurën penale, në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Automjeti dhe mallrat janë tërhequr dhe janë nën mbikëqyrjen e autoriteteve doganore për hetim të mëtejshëm”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024