Dodaj lufton për gjysmëfinalen e Evropianit të xhudos
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ekipi kosovar i xhudos po zhvillon sot garat në Kupën Evropiane të xhudos për grupmoshat U18, ku ndër to është edhe Sidorela Dodaj.

Në kuadër të kategorisë deri në 48 kilogramë, Dodaj raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti gjermanen, Emily Chiara Plich, raporton KosovaPress.

Xhudistja jonë premtuese tani lufton kundër zviceranes, Celina Carraca, ku në rast fitoreje garën do ta vazhdonte në gjysmëfinale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024