Në shumë qendra votimi nuk plotësohen kushtet për të garantuar votë të lirë, deklaron Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim (DnV). Ai konsideron se këto votime janë të dështuara për shkak të pjesëmarrjes së ultë të qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat veriore. Ai në intervistë për KosovaPress thotë se qytetarët serbë janë viktimë e Listës Serbe dhe Beogradit. Ai tha se qendrat janë hapur me kohë, megjithatë nuk ka pasur interesim të qytetarëve.
Problem tjetër, shton Kryeziu, është edhe mënyra e vendosjes së kamerave në vendvotime. Sipas tij, Lista Serbe ka ndikuar te qytetarët që të ketë pjesëmarrje të ulte në procesin e votimit. Më tej, Kryeziu thekson se këto votime janë të dështuara sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve me të drejtë vote. Në katër komunat në veri të Kosovës kanë të drejtë vote mbi 46 mijë qytetarë. /Sh.Pajaziti