Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka takuar drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit me ç’rast kanë diskutuar për monitorimin e furnizimit me tekstet shkollore në të gjithë komunat.
Pas takimit drejtoresha Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati tha se situata e krijuar për blerjen e librave dëshmon se ka një keqmenaxhim nga ana e Ministrisë së Arsimit për procesin mësimor.
Po ashtu, Musmurati shtoi se ka shumë aplikime për tekste shkollore, por nuk mungojnë edhe pengesat të cilat po hasin prindërit gjatë aplikimit
Ndërsa, drejtori i Arsimit në Klinë, Qemajl Sejdiu tha se ka kërkuar nga MASHTI-i që fillimi i vitit të ri shkollor të nis më datën 4 shtator, pasi sipas tij është e pamundur të filloj të premten më 1 shtator.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Ministria e Arsimit, ka marr vendim për rimbursimin e parave tek prindërit në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor. /A. Drenica/