Një tjetër talent nga familja e Cristiano Ronaldo po tërheq vëmendjen e futbollit evropian. Djali i tij, Cristiano Ronaldo Jr., është duke u stërvitur me akademinë e Real Madrid-it, ku po kalon një periudhë prove me grupmoshat e reja të klubit madrilen.
Sipas raportimeve të fundit të espn soccer, 15-vjeçari është duke u testuar me ekipin U-16 të klubit madrilen, me synimin për një transferim të mundshëm në të ardhmen.
Ky zhvillim ka ngjallur interes të madh te tifozët, pasi ekziston mundësia që ai të ndjekë hapat e babait të tij, i cili shkroi histori me Real Madridin gjatë periudhës 2009-2018.
Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar, pasi kjo është vetëm një periudhë prove dhe e ardhmja e tij do të varet nga performancat që do të tregojë në akademinë madrilene.