I biri i David Beckham, Romeo Beckham bëri paraqitjen e tij të parë për Brentfordin, që prej se bëri një lëvizje permanente në klub, në një miqësore kundër Slough Town.
Me ndeshjen që u zhvillua në terrenin “Arbor Park” të Slough Town, Beckham ishte titullar në skuadrën që përbëhej kryesisht nga ekipi B dhe lojtarë ë rinj, raporton KosovaPress.
Një talent premtues në rini, Beckham u largua nga futbolli pas u la si lojtar i lirë nga Arsenali në vitin 2015, ku më pas ktheu vëmendjen e tij te sporti i tenisit.
Sidoqoftë, Romeo iu rikthye futbollit në vitin 2020, para se t’i bashkohej skuadrës së babait të tij, David te Inter Miami.
Romeu iu bashkua Brentford B në janar të këtij viti si huazim, dhe pasi bindi krerët e klubit me paraqitjet e tij, ata vendosën që transferimin e tij ta bëjnë permanent.