Dita Memoriale e policëve të rënë në detyrë, objekti i Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 policëve
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, mbrëmë ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, se atyre u takon lavdia e përjetshme.

“Në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, mbrëmë ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 heronjve të ditëve tona, që dëshmuan përkushtimin për rend dhe ligj deri në sakrificë.  Atyre u takon lavdia e përjetshme, neve shërbimi i përditshëm”, ka shkruar Albin Kurti në Facebook.

Për këtë në rrjetin social Facebook ka shkruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Republika e Kosovës është gjithmonë krenare me ju”, ka shkruar Xhelal Sveçla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024