Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) bashkë me autoritetet shëndetësore të të gjitha vendeve evropiane, ka iniciuar nismën Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikët, që shënohet çdo vit më datën 18 nëntor.
Kjo nismë u shënua disa herë në Kosovë, por jo edhe në këtë vit.
Pacientët e kancerit që kanë marrë antibiotikë gjatë imunoterapisë kanë jetuar më pak se ata që i kanë anashkaluar këto lloj barnash, kështu thotë një studim në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është bërë me më shumë se 300 njerëz.
Hulumtuesit kanë thënë se është e rëndësishme të merren antibiotikë vetëm kur është shumë e nevojshme. Është po ashtu shumë e nevojshme që mjekët që i trajtojnë këta pacientë të këshillohen dhe bashkëpunojnë ngushtë me onkologët kur i trajtojnë këto raste.
Ky hulumtim është prezantuar në Shoqatën Prestigjioze të Onkologjisë në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konferenca më e madhe vjetore e kancerit në botë.
Hulumtuesit kanë përcjellë gjendjen e 303 pacientëve, të cilët ishin duke iu nënshtruar trajtimit të kancerit me imunoterapi. Këto ilaçe punojnë duke e aktivizuar sistemin të trupit të njeriut kundër qelizave kancerogjene.
Hulumtuesit i kanë përcjellë pacientët prej janarit 2015 deri në mars 2017 në Fondacionin Christie NHS. Këta pacientë kanë qenë të sëmurë me melanoma, kancer të mushkërive dhe kancer të veshkave.