Dita e Nënë Terezës
Lexohet për: 1 min.
download-1-675x430
1 vit më parë
Linku u kopjua

Plot 20 vjet më parë, më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II.

Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e “Shën Pjetrit”, në Vatikan.

Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.

Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza  u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.

Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijëra pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të Selisë së Shenjtë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhi ose Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkuta të  Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit “Nobel” për Paqen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024