Dita e dëshmorëve të Komunës së Shtimes, përurohet rruga “Kulla e Lirisë”
Në ditën e dëshmorëve të komunës së Shtimes është përuruar rruga "Kulla e Lirisë" që lidh fshatin Reçak me fshatin Petrov dhe Belincë.
Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, tha se kjo rrugë lidh vlerat e luftës, martirët e masakrës se Reçakut me kullën e lirisë.
"Në këtë ditë të shënuar, 26 korrik, ditën e dëshmorëve të komunës së Shtimes me përurua një vepër që ndërlidhet direkt me këtë ngjarje, me vlerat e luftës. Kjo nuk është thjesht një rrugë që lidh fshatin Reçak me fshatin Petrov dhe Belincë. Por kjo rrugë e ka simbolin e saj sepse lidhë vlerat e luftës. Lidhë memorialin e masakrës së Reçakut me kullën e lirisë dhe po ashtu shkronjat e UÇK-së. Vlerën kryesore e ka që mbi martirët e masakrës së Reçakut ku fillon kjo rrugë i lidh lapidarët e dëshmorëve të kombit që kanë rënë për lirinë dhe shtetin qe e gëzojmë bashkërisht", tha ai.
Pjesë e përurimit të rrugës ishte edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Jeton Raka./KosovaPress/