Grupe artistike kanë defiluar sot në qendër të Deçanit në ditën e dytë të kremtimit të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit të kësaj komune.
Kremtimi i kësaj dite do të vazhdojë me natën finale të Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri.
"Me kujtimin e atyre që dhanë gjithçka, që të gëzojmë sot ditët e lirisë, ne sot festojmë 25-vjetorin e Çlirimit të Deçanit. Përjetësisht mirënjohës ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, NATO-s në krye me SHBA-të dhe gjithë aleatëve tanë që i qëndruan afër popullit shqiptar! Urime Dita e Çlirimit, Deçan! Lavdi e nderim brezave që e çliruan dhe ndërtuan shtetin", ka shkruar Ramosaj sot në Facebook.
Komuna e Deçanit nderon me çmimin “Qytetar Nderi” neurokirurgun Mentor Petrela • KosovaPress