Distria mëson kundërshtaren për medaljen e artë
Lexohet për: 1 min.
fwfwfw
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka mësuar kundërshtaren e saj për finalen e Lojërave Olimpike në Paris në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi për medalje të artë do të përballet me Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani, pasi kjo e fundit ishte më e mirë në gjysmëfinalen e dytë se Amandine Buchard nga Franca.

Kujtojmë, Distria (28) fitoi një medalje të artë në garën e xhudos 48 kilogramë për femra në Lojërat Olimpike Verore 2020 në Tokio.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024