Diskutimi për Asociacionin, marrin pjesë të institucioneve e të partive politike
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë po diskutohet çështja e Asociacionit ku pjesëmarrës janë përfaqësues të institucioneve dhe partive politike në vend.
Diskutimi po zhvillohet pa media dhe vjen pas ftesës që ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier u ka bërë përfaqësuesve të shoqërisë civile si dhe politikanëve.
Në këtë takim po marrin pjesë Bekim Vela nga Presidenca, Ilir Kërçeli nga Kuvendi, Luan Dalipi nga Zyra e Kryeministrit si dhe ministrat Arben Vitia, Arbërie Nagavci, Emilija Rexhepi dhe Nenad Rashiq.
Diskutimi për Asociacionin pritet të zgjasë deri në ora 12:00, ndërsa nuk dihet a do të ketë deklaratë për media.
Për Asociacionin është diskutuar edhe dje në Prishtinë.
Organizata gjermane, Friedrich-Ebert- Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP) ka publikuar një draft-statut të Asocaciacionit onit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Aty u tha se drafti është hartuar në përputhje me Kushtetutën e Republinës se Kosovës.
Sipas draftit, asociacioni do të ketë simbolet e veta të dizajnuara nga bordi i asociacionit ne përputhje me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës.