Disa rrugë të Prishtinës do të mbyllen për qarkullim gjatë fundjavës
Lexohet për: 1 min.
rruget
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryqëzimi i rrugës “Ukshin Hoti” me rrugët “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj” në Prishtinë, do të mbyllet për qarkullim gjatë kësaj fundjave.

Kjo për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, ka njoftuar “Termokos”.

NP “Termokos” SH.A., njofton opinionin e gjerë se këtë fundjavë, më 13 dhe 14.05.2023, për shkak të punimeve, që do të zhvillohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të mbyllet për qarkullim rruga “Ukshin Hoti”, përkatësisht kryqëzimi i saj me rrugët “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, “Termokos” është duke punuar në pesë projekte për zgjerim të ngrohjes.

Ndërsa dy javë më parë ka përfunduar sezoni i ngrohjes 2022/2023.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025