Disa marrëveshje ndërkombëtare mbesin pa u ratifikuar në Kuvend
Biznes
Lexohet për: 1 min.
marreveshjet nderkombetare
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar se kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Ministri Murati ka kritikuar opozitën për mos votimin e tyre.

“Kjo legjislaturë e Kuvendit po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare të mbetura. Njëra ndër marrëveshjet e mbetura pa votuar është edhe ajo me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, e që e veçanta e saj është kamata 0% për 12 vite, të cilën do ta lakmonte secili shtet i botës. Mirëpo opozita jonë ka vendosur të mos e votojë, e kësisoj t’i bëjë opozitë shtetit duke menduar që po e dëmton qeverinë”, ka shkruar Murati.

https://kosovapress.com/ska-kuorum-per-votimin-e-tri-marreveshjeve-nderkombetare

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025