Disa fshatra të Prizrenit çdo natë me reduktime të ujit
Lexohet për: 1 min.
ujii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se do të ketë reduktime të furnizimit në disa fshatra të Prizrenit.

Sipas njofitmit, për shkak të shpenzimit enorm të ujit të pijes në këtë periudhë, pikat më të larta të konsumatorëve nuk arrijnë të kenë furnizim me ujë.

“Me qëllim të sigurimit të ujit edhe për pikat e larta jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të furnizimit për këto fshatra të Komunës së Prizrenit; Piran, Retijë, Retijë e Ulët dhe Qëndres. Uji do të reduktohet ç'do mbrëmje nga ora 23:00 deri në ora 6:00 të mëngjesit. Kjo gjendje do të vazhdoi deri në përmirësim të situatës me furnizim”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024