Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas lajmit për fillimin e reduktimeve të energjisë elektrike në vend.
“Çmimet e produkteve esenciale, si ushqimi, deri sot janë rritur për 14,2%. E deri në dhjetor? Këtë dimër familjet kosovare do të duhet të zgjedhin bukë të shtrenjtë apo dru/pelet/rrymë të shtrenjtë për ngrohje… nëse do të mund të gjejnë dru/pelet/rrymë për të blerë”, ka shkruar Mustafa në facebook.
Dimër mesjetar po na vjen. Qeveria rrudhë krahët… as frigoriferi i famshëm s’do të ju ketë rrymë. Reduktimet e rrymës 6-2 në mes të gushtit. E në dimër?
Dhe peleti mbi 400 euro.
E kur s’punon KEK-u s’do të ketë as ngrohje qendrore.
Çmimi i rrymës pritet të dyfishohet.
Këtë dimër familjet kosovare do të duhet të zgjedhin bukë të shtrenjtë apo dru/pelet/rrymë të shtrenjtë për ngrohje… nëse do të mund të gjejnë dru/pelet/rrymë për të blerë.
Kundërshtuan, protestuan, sulmuan deri në dështim zyrtar termocentralin me thëngjill Kosova C dhe termocentralin me gaz.