Dhunë në familje në Ferizaj dhe rrahje Pejë, tre policë të lënduar
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohej se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjes së tij.

Ai gjatë arrestimit kishte refuzuar dhe kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Pejë, është raportuar se janë përfshirë në një rrahje rreth 7 persona të dyshuar. Njëri nga të dyshuarit kishte përdorur një mjetë të fortë për të sulmuar personat e pranishëm, afër vendit të ngjarjes kanë qenë të pranishëm dy zyrtarë policorë, jashtë detyrës zyrtare, të cilët kanë intervenuar por gjatë intervenimit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore në dorë.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit kanë pranuar tretmanin mjekësor.

Katër dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024