Mbi 900 raste të dhunës në familje janë raportuar nga janari deri në prill të këtij viti në Policinë e Kosovës, ku prej tyre viktima femra kanë qenë 770.
Kështu u tha në komisionin për të Drejtat e Njeriut ku u diskutua lidhur me rastet e dhunës në familje me përfaqësuesit nga Policia e Kosovës.
“Raportimi i rasteve të dhunës në familje janar- prill 2024 numri i rasteve është 927, numri i viktimave 989, viktima femra 770, viktima meshkuj 219, persona të ndalur 48. 341 urdhra mbrojtës të lëshuar nga gjykatat, 447 urdhra për mbrojte të përkohshme emergjent të shqiptuar nga policia”, tha ajo.
Ajo u pyet edhe për shkaktarët e dhunës në familje, për çka tha se 104 raste janë për tradita të vjetra, 412 për shkaqe xhelozie dhe 493 për shkak të marrëdhënieve të çrregullta brenda familjes.