DHTIK viziton Ambasadën e Kosovës në Bullgari
Lexohet për: 1 min.
DSCF6201
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rritja e eksportit të prodhimeve tona dhe bashkëpunimi me Ambasadën e Kosovës në Bullgari ishte temë kryesore e takimit në mes të kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Skënder Krasniqi dhe ambasadorit tonë në Bullgari, Delfin Pllana.

Përgjatë këtij takimi Pllana e njoftoi Krasniqi me hapësirat e reja që posedon tani ambasada jonë në Sofie dhe mundësitë e mëdha që këto hapësira të shfrytëzohen në prodhimeve tona.

“Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për bashkërendimin e shumë aktiviteteve të përbashkëta në mes të DHTIK-së dhe Ambasadës. Me këtë rast që përkon edhe me 15 vjetorin e Pavarësisë, në ambientet e Ambasadës ishte hapur një ekspozitë fotografike dhe u bë pritje në këto ambiente edhe të shumë personaliteteve dhe artistëve nga Kosova dhe që jetojnë në Bullgari për të marrë pjesë dhe përformuar në koktejin që Ambasada organizoi mbrëmë në Sofie”, thuhet në një njoftim të DHTIK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025