DHTIK kërkon ndërhyrjen e Kuvendit për ndalimin e fazës së dytë të liberalizimit të energjisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
DHTIK kërkon ndërhyrjen e Kuvendit për ndalimin e fazës së dytë të liberalizimit të energjisë
04/03/2026 - 14:53
Linku u kopjua

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, kundërshton planin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të realizuar fazën e dytë të liberalizimit të tregut të energjisë, e cila parashihet të nis nga muaji prill.

“Ashtu siç e kemi thënë edhe vitin e kaluar, forma e zgjedhur për liberalizim është e gabuar, pa asnjë analizë paraprake, më mungesë mekanizmash kontrollues dhe me një mori shkeljesh të vërtetuara nga Gjykata Supreme e Kosovës”, thuhet në reagimin e DHTIK.

Sipas DHTIK, kompanitë që dolën vitin e kaluar në liberalizim të tregut të energjisë, përpos që u erdhën faturat trefish më të shtrenjta, u përballën me reduktime të ashpra, nga të cilat pësuan dëme të mëdha zinxhirore duke nisur nga ato financiare dhe operacionale, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e bizneseve dhe vendet e punës.

“Gjithashtu, Agjencia e Statistikave të Kosovës, i vërtetoi paralajmërimet tona për rritje të çmimeve dhe kostos së prodhimit, që ndikuan në rritjen enorme të importit”, thuhet në njoftim.

Andaj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës dhe komisioneve përkatëse, që të ndërmarrin masa të shpejta për t’i vënë para përgjegjësisë akterët e energjisë, para se të jetë shumë vonë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026