Sot mbushen dhjetë vjet nga vetë-rrëzimi i qeverisjes PDK-AKR, si dhe vetë-shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.
Koalicioni PDK-AKR ishte prishur me iniciativën e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, por jo edhe me pëlqimin e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli. Këta të dy, bashkë me liderin e LDK-së opozitare, Isa Mustafa vendosën të shpërndahet edhe Kuvendi, pas takimeve me presidenten e atëhershme Atifete Jahjaga.
Me këtë vendim, Kuvendi vendosi që të çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën më 8 qershor 2014.
Mocioni ishte ngritur nga një grup prej 57 deputetëve në bazë të marrëveshjes ndërmjet liderëve të PDK-së dhe LDK-së për shpërndarjen e Kuvendit.
Nisma e deputetëve ishte mbështetur më pas edhe nga grupet parlamentare të PDK-së, LDK-së, përderisa ata të AAK-së kanë prezantuar qëndrime të ndryshme.
KosovaPress/