Detaje nga QKUK: Therje me thikë në Istog, një person në gjendje të rëndë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Detaje nga QKUK: Therje me thikë në Istog, një person në gjendje të rëndë
emergjenca
21/05/2026 - 20:19
Linku u kopjua

Një tentim vrasjeje ka ndodhur sot në Istog, ku dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e therjes me thikë pas një përleshje mes disa personave. Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje kritike ku po trajtohet në Qëndrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa personi tjetër ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla për KosovaPress tha se personi është transferuar në QKUK nga Spitali i Pejës në gjendje të rëndë me plagë therëse.

“Një pacient i sjellë nga Spitali i Pejës, i lindur në vitin 2005, me plagë therëse, në gjendje të rëndë dhe jostabile. Pacienti është transferuar në sallën operative të QKUK-së dhe po intervenohet nga ekipet e kirurgjisë torakale, kirurgjisë abdominale, ORL-së dhe anestezionit. Pas intervenimit, pacienti do të transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ) për trajtim të mëtejmë”, tha ai.

Ndërkaq, Prokuroria e ka cilësuar këtë rast si “Vrasje në tentativë”

“Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave. Policia dhe Prokuria kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Nikçi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026