Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore, mungojnë deputetë të LVV-së
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore për shkak të mungesës së kuorumit. Në këtë mbledhje kanë munguar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i këtij Komisioni, Rashit Qalaj theksoi se fatkeqësisht kjo mbledhje nuk mund të mbahet pa prezencën e anëtarëve të partisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se në këtë mbledhje në rend dite ishte paraparë të diskutohet për buxhetin e Komisionit dhe për angazhimin e ekspertëve.
“Fatkeqësisht kemi mungesë të deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nuk kemi kuorumin e duhur. Sot kemi pasur të diskutojmë dy pika të rëndësishme të rendit të ditës, që ka pasur të bëjë me buxhetin për këtë Komision si dhe për angazhimin e ekspertëve, të cilët do të na duheshin”, theksoi Qalaj.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore ishte konstituar pas 7 tentimeve.