Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për rezerva
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka dështuar të mbahet mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Kjo për shkak të lëshimit të sallës nga deputetët e pozitës, të cilët nuk pranuan të vazhdojnë mbledhjen për shkak mungesës së deputetes nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.

Opozita ka kritikuar pozitën për shkak arsyetimeve të vazhdueshme që mos të marrin pjesë në komision, ndërkaq nga pushteti kanë vazhduar të mohojnë këtë, duke u shprehur të gatshëm të kontribuojnë për të zbardhur të vërtetën lidhur me rezervat shtetërore, porse kanë kërkuar që pjesëmarrës në mbledhje të jenë deputetët nga LDK-ja.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi i cili ka lëshuar sallën, e ka arsyetuar me mungesën e deputetes Kica në këtë komision.

Deputetja nga LDK, Valentina Rexhepi-Bunjaku, duke komentuar deklaratën e deputetit Thaçi, ka thënë se ky komision hetimor nuk është iniciuar në emra personal të deputetëve, mirëpo në emër të partisë, derisa ka shtuar se pozita po mundohet vazhdimisht të gjejë arsyeje për të mos vazhduar kjo mbledhje.

Largimin e deputetit Thaçi e ka arsyetuar edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Hyseni, i cili tha se janë të gatshëm të trajtojnë këtë çështje, por jo sipas “qejfeve të deputeteve të opozitës”.

Se mbledhja ishte keq organizuar, e tha edhe deputeti nga partia në pushtet, Sali Zyba.

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kërkuar nga deputetët të ecin tutje me diskutimet dhe jo të kthehen prapa me arsyetime të ndryshme.

Ndërsa deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj ka insistuar të mbahet mbledhja.

Deputeti Hyseni ka thënë se komisioni hetimor parlamentar duhet të trajtojë në substancë një materie, e cila është e njëjta me atë të cilën është duke hetuar Prokuroria e Shtetit./E.Krasniqi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024