Dëshmitari Rrahimi: Salih Mustafën për herë të parë e kam parë në TV
Lexohet për: 7 min.
deshmitari
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shaqir Rrahimi është dëshmitari i dhjetë i mbrojtjes së Salih Mustafës i cili sot është duke dhënë dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Rrahimi tregoi se si e kishte ndihmuar dhe transportuar Nuredin Ibishin dhe Kapllan Parduzin pasi ishin plagosur në ofensivën e 9 prillit 1999, ndërsa u shpreh se Salih Mustafën fatkeqësisht nuk e ka njohur në prillin e vitit 1999 dhe për herë e parë e ka parë në televizor.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Shaqir Rrahimi tregoi në periudhën kohore janar-qershor 1999 nuk ka marr pjesë në ndonjë ofensivë, por ka përjetuar sulmin nga forcat serbe të 9 prillit në Surdull ku kishin mbetur të plagosur dhe të vrarë, ndër ta të plagosur tregoi se ishin edhe Nuredin Ibishi dhe Kapllan Parduzi.

Avokati Shala: A keni qenë në Sudull apo Orllan

Dëshmitari: Unë kam qenë në fshatin Turuçicë

Avokati: dhe si keni kuptuar se janë vrarë dhe lënduar civilë apo ushtarë gjatë atij sulmi, ofensive

Dëshmitar: Më 9 prill forcat serbe kanë marr një aksion në fshatin e quajtur  Surdull më 10 prill 1999 është plagosur komandat Leka Nuredin Ibishi me gjithë Kapllan Parduzin me pseudonimin Korabi në atë pjesën në fshati turuçicë e gjithë popullata e Llapit, duke ja nisur nga Bradashi, Llapashtica Dobratinë ka qenë në fshatin përreth Orllanit, fshatrat Turuçicë Rakinicë, Muhazob, Kushenicë

Avokat Shala:  E ju si e kuptuat se janë plagosur Nuredin Ibishi dhe Kapllan Parduzi

Dëshmitari: Se na bënim furnizimin e popullatës, duke shpërndarë ndihma popullatës, miell dhe gjëra elementare çka mundeshim me siguri, najloni për mbulesë sepse njerëzit flinin në fushë, edhe popullata normal që e kishte dëgjuar atë ngjarje dhe u folke nëpër popullatë atëherë kur kam dëgjuar se është plagosur komandant Leka, ka qenë një spital i improvizuar por nuk ka qenë spital ai u kanë stallë me një tepi dhe sfungjerë dhe kam shkuar në atë spital të improvizuar dhe kam shkuar dhe e kam parë gjendjen e Nuredin Ibishin dhe Korab Parduzit aty ka pasur dhe të tjerë qytetar dhe fëmijët të plagosur

Avokati: pse ju shkuat ta vizioni Nuredin Ibishin

Dëshmitari: E kam vendas është i Orllanit e kam edhe kushëri jemi të një gjaku, e ndjeja obligim moral me shkua me vizitua dhe nëse ka nevojë me ndihmua diçka

Më pas i pyetur nga avokati, Betim Shala se si kishte vepruar për ta ndihmuar Nuredin Iibishin dhe Kapllan Parduzin për të marr trajtim më të mirë mjekësor, Rrahimi tregoi se si me traktorin e tij i kishte bartur ata deri në Rimanisht, udhëtim ky i cili tha se ka zgjatur 48 orë.

Avokati Shala më pasi pyeti dëshmitarin , Shaqir Rrahimi se a i kishte përcjell dikush gjatë këtij rrugëtimi dhe ai tha se fillimisht e kishin përcjell deri në Kushevicë me dy traktora Rrahman Zeka dhe Sabit Rrahimi, ndërsa nga fshati Koliçë e deri në Rimanishtë është përcjell nga dy persona me një traktorë i cili ka qenë në largësi 200 metra.

Tutje ai tha se këta dy persona nuk i ka njohur, por e di që kanë qenë civil dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me ta.

Më pas mbrojtja e Salih Mustafës, dëshmitarin e ka ballafaquar me dëshminë e tij dhënë për palën mbrojtëse, ku derisa ishte pyetur nga avokati mbrojtës se a i dinte emrat e personave që i shoqëronin, ai kishte thënë se nuk i mban mend por të paktën dy herë njerëzit kishin thirr emrin Cali. Dëshmitari edhe sot para trupit gjykues pranoi se kështu kishte ndodhur.

A ju kujtohet që mbrojtjes së Salih Mustafës i keni dhënë deklaratë

Dëshmitari :po

Avokati Shala: Në pyetjen e avokatit mbrojtës a i dini emrat e tyre ju jeni përgjigjur nuk mbaj mend por të paktën dy herë ngërzitë thërrisnin emrin Cali, Cali a iu kujtohet që keni thënë kështu

Dëshmitari: Po

Avokati Shala: a mund të na tregoni a e keni dëgjuar emrin Cali, Cali

Dëshmitari: deri tek Koliçi nuk jam i sigurt se si quhet vendi vetëm dy persona kanë ardhur në traktor për mua janë të panjohshëm atëherë kam thënë dhe tani po e them se kanë thënë Cal a shkojmë djathtas a majtas kaq edhe unë me ata persona nuk jam takuar

Avokati Shala:a keni pasur mundësi me i pa fizikisht këta persona

Dëshmitari: Fizikisht në një distancë thash kam pasur mundësi po

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës, Shaqir Rrahimi tregoi se gjatë muajit prill 1999 nuk e kishte njohur Mustafën, dhe asnjëherë nuk e ka parë deri pas arrestimit të tij kur ka dal në TV.

Avokati Shala: A e keni njohur Salih Mustafën në muajin prill 1999

Dëshmitari: Për fat të keq timin nuk e kam njohur 

Avokati Shala: Sot a e njihnin Salih Mustafën

Dëshmitari: Nuk e kam parë kurrë deri në televizor kur e kam parë

Avokati Shala: A e dini Salih Mustafa a ka nofkë a e thërrasin edhe ndryshe

Dëshmitari: kam dëgjuar përmes televizorit pasi është bërë publike arrestimi i tij atëherë kam kuptuar se e ka nofkën Cali nuk e kam dëgjuar përpara

Avokati Shala: At personin Cali që e keni parë nga fshati Turuçicë e deri në Rimanisht nga kujtesa juaj a mund të jetë Salih Mustafa ai person

Dëshmitari: Janë bërë 23 vite është pak problem se ka ndryshuar 23 vite janë shumë, nuk mund ta përcaktoj saktë, këtu nuk kam përgjigje

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës, Shaqir Rrahimi ttregoi se ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa tha se pozita e tij ka qenë pozitë të çlirimit të atdheut dhe të kombit.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm.

https://kosovapress.com/admin/ibishi-bia-ishte-strukture-e-paarmatosur-nuk-kishte-te-drejte-te-arrestoje-apo-ndaloje-individ/
https://kosovapress.com/admin/deshmitari-ibishi-bia-kishte-detyre-furnizimin-e-uck-se-me-aspekte-shendetesore-e-logjistike/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bdeshmitari-i-tete-i-mbrojtjes-arrestimi-i-salih-mustafes-i-padrejte/
https://kosovapress.com/admin/parduzi-ne-seancen-ndaj-salih-mustafes-e-them-ate-qe-di-jo-cka-deshiron-prokuroria-speciale/
https://kosovapress.com/admin/parduzi-ne-seancen-ndaj-salih-mustafes-e-them-ate-qe-di-jo-cka-deshiron-prokuroria-speciale/
https://kosovapress.com/admin/deshmitari-parduzi-rrefen-sesi-ishte-plagosur-dhe-kur-ishte-takuar-me-salih-mustafen/
https://kosovapress.com/admin/deshmitari-thote-se-salih-mustafen-e-ka-takuar-ne-barileve-dy-here-ne-prill-te-vitit-1999/
https://kosovapress.com/admin/perfundon-degjimi-i-deshmitarit-te-gjashte-te-mbrojtjes-se-salih-mustafes-ne-hage/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bdeshmitari-thote-se-salih-mustafen-e-ka-takuar-ne-mes-te-muajit-prill-1999-ne-barileve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024