Dëshmitari i parë në rastin “Thaçi 2” ka pohuar se Bislim Zyrapi e kishte pranuar publikisht se do të intervistohej nga stafi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ai po vazhdon të përgjigjet në kundërpyetjet e avokates së Thaçit, Sophie Menegon.
Dëshmitari, i cili mban kodin 7, u bë e ditur se është pjesë e stafit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ky dëshmitar pohoi se Zyrapi e kishte konfirmuar për mediat në korrik të vitit 2019 që do të intervistohej prej ZPS-së.
Paraprakisht, dëshmitari me kodin 7 ishte pyetur nga avokatja Sophie Menegon edhe lidhur me dëshminë e Rrustem Mustafës, se pse ai kishte dëshminë pa masa mbrojtëse.
Pesëshja e akuzuar për pengim të drejtësisë janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.
Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...