Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka thënë se Paul Pogba do ta mbroj vetën me të gjithë forcën e tij, dhe shpreson se mesfushori i Juventusit do të ketë sërish kënaqësi dhe dëshirë për të luajtur futboll.
Pogbas i është ndaluar futbolli për katër vitet e ardhshme, pas një testi pozitiv për doping në muajin gusht të vitit 2023, pas ndeshjes në Serie A mes Juventusit dhe Udineses, të cilën ai e kaloi të gjithën në bankën rezervë, raporton KosovaPress.
“Kam folur me të. Psikologjikisht është e vështirë. Dënimi ishte i rëndë, ai bëri një apel, kështu që do të ketë një tjetër gjykim. Ai do ta mbroj vetën me gjithë forcën. Nuk dua të jem definitiv për të ardhmen. Mbi të gjitha, shpresoj se ai mund ta merr vetën dhe të gjejë kënaqësinë për të luajtur sërish në fushë, dhe ta gjejë përsëri ekipin e Kombëtares së Francës”, tha Deschamps.