Deri në mesditë numër i vogël i qytetarëve votuan në Bujanoc
Lexohet për: 2 min.
277701232_478997367349539_4277800113203132354_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deri në mesditë numër i vogël i qytetarëve kanë votuar në komunën e Bujanocit. Vetëm 14 për qind prej tyre kanë shfrytëzuaR të drejtën e tyre të votimit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi. Ndërkohë i tërë procesi zgjedhor po konsiderohet se ka shkuar në rregull deri tani.

Zëvendëskryetari i KQZ në komunën e Bujanocit, Refik Shemsedini tha për KosovaPress, se janë të kënaqur me rrjedhën e zgjedhjeve.

“Deri tash jemi të kënaqur me rrjedhjen e zgjedhjeve ka shkuar gjithçka mirë nuk kemi pasur asnjë problem në asnjë vendvotim, kurse sa i përket daljes e kemi shumë të vogël, deri në orën 14;00 vetëm 14 përqind”, tha ai.

Ai nuk pranoi të komentoi numrin e madh të qytetarëve serbë nga Kosova që kanë ardhur në mënyrë të organizuar në Bujanoc.

“Ne nuk e kemi obligim të atyre që vijnë nga Kosova, ne kemi obligim vetëm nivelin komunal zgjedhor”, tha ai.

Ndër qytetarë edhe Admir Selimi u shpreh i kënaqur me mënyrën e procesit zgjedhor.

“Procesi shkoi mirë nuk pash parregullsi, kështu që i tërë procesi shkoi mirë…për neve është më mirë me pas sa më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë për të drejtat tona”, tha ai.

Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës po garojnë me dy lista zgjedhore me gjithsej 20 kandidatë për deputetë.

Në garë janë koalicioni i Shqiptareve të Bashkuar me bartës liste, Shaip Kamberi dhe  Alternativa Demokratike Shqiptare me bartës liste, Shqiprim Arifi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025