Deri në 10 muaj lista e pritjes për rezonancën magnetike në Radiologji
Lexohet për: 3 min.
Pamje-nuza-290522
2 vite më parë
Linku u kopjua

Lista e pritjes për një rezonancë magnetike në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës, është zgjatur deri në dhjetë muaj, por kryesisht në pritje janë pacientët ambulator .

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, e cila tha se ndonëse ka tre javë që e ka marrë detyrën, është duke punuar në rishikim të kësaj liste.

Nuza tha se arsyeja e këtyre pritjeve të gjata, janë kërkesat e shumta që adresohen nga të gjitha nivelet duke filluar nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe deri te klinicistët.

“Lista e pritjes ekziston, ka ekzistuar dhe do të ekzistoj në shumicën e kohës për arsye se ka kërkesa të shumta prej të gjitha niveleve të mjekëve prej mjekut familjar e deri tek klinicistat. Listat e pritjes ka vetëm për pacientët ambulator, nuk ka për pacientë e hospitalizuar për arsye se është vendimi i klinicistit dhe bënë përzgjedhjen dhe ka orarin e caktuar që dërgon pacientin për incizim në rezonancë magnetike....Pacientët ambulator kam vetëm java e tretë që kam filluan si staf menaxherial i Klinikës së Radiologjisë është diku në 10 muaj jemi në rishikim të listave, tutje më vonë do t’iu njoftojmë për ndryshimet që ka me pasur edhe listës së pritjes”, tha Nuza.

Drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza po ashtu u shpreh se në rezonancën magnetike po punohet çdo ditë të javës në një orar 12 orësh.

“Për momentin punojmë stafi i angazhuar pavarësisht që ekziston koha e pushimeve vjetore për arsye të mos shfrytëzimit të pushimeve kemi pak pengesa në organizim, por në përgjithësi stafi është komplet i angazhuar, nuk është mbyllur asnjë shërbim, janë të organizuara komplet shërbimet, punohet me rezonancën magnetike 12 orë çdo ditë të javës”, theksoi Nuza.

E ndonëse nëpër disa klinika të QKUK-së është raportuar se po largohen stafi mjekësor, në Klinikën e Radiologjisë, Nuza thotë se nuk ka pasur ndonjë shkuarje të mjekëve.

Ajo për KosovaPress, shprehet se kjo klinik ka gjithsej 29 radiologë, por në rast të hapjes së shërbimeve të radiologjisë pediatrike, do të ketë nevojë për shtim të stafit.

“ Për momentin në Klinikën e Radiologjisë asnjë nuk e ka lëshuar punën as prej teknikëve dhe as prej mjekëve stafin. E kemi të njëjtën që e kemi pas edhe më herët. Klinika e Radiologjisë i ka 29 radiologë që punojnë në procesin e edukimit, i kemi diku 40 specializantë të rinj, përkundër klinikave të tjera që tregojnë që edhe specializantët e tyre veç janë larguar prej vendit, specializantët për momentin të gjithë i kemi prezent në Klinikën e Radiologjisë...Plani është për hapjen e shërbimit e radiologjisë pediatrike që është veç spitali pediatrik i ngritur, atëherë ka nevojë për staf shtesë, për ndryshe Klinika e Radiologjisë posedojmë staf të mjaftueshëm”, theksoi ai. /B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024