Sot me fillim nga ora 18:30 stadiumi i Tottenham Hotspur në Londër do të jetë nikoqir i derbit mes Tottenhamit dhe Manchester United, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e dytë të Premier Ligës.
Në xhiron e parë të zhvilluar, Tottenhami barazoi 2:2 me Brentfordin, kurse Manchester United e mposhti 1:0 skuadrën e Wolverhampton, raporton KosovaPress.
Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy ekipet, kur për Tottenhamin nuk do të paraqiten Bentancur, Forster, Gil, Sessegnon dhe Whiteman, kurse te United mungojnë Diallo, Greenwood, Heaton, Hojlund, Mainoo dhe Malacia.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Manchester United (4-2-3-1): Onana; Shaw, Martinez, Varane, Wan-Bissaka; Mount, Casemiro; Antony, Fernandes, Garnacho; Rashford