Derbi i Romës i takon Lazios
Lexohet për: 1 min.
13-Derbi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Romës dhe Lazios, i njohur ndryshe me emrin Derbi i Romës, ku tre pikët e plota i ka arkëtuar skuadra e Lazios.

Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “Olimpico”, skuadra e Romës ka pësuar humbje si vendase kundër Lazios me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të përballjes e shënoi Felipe Anderson, i cili vulosi fitoren e Lazios në minutën e 29’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Lazio ngjitet në pozitën e tretë në tabelë në kuotën e 27 pikëve, krahas Romës që renditet në vendin e pestë me 25 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 1:0 në favor të Lazios.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025