Një grua ka humbur jetën të hënën pasi u mbyt në lumin Moraça të Podgoricës. Ndërsa, foshnja e saj është nxjerrë e gjallë nga aty dhe është transferuar në Spitalin e Fëmijëve. Shpëtimin e foshnjës nga lumi, e bëri deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani.
Foshnja që u shpëtua sot nga Moraça është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por gjithmonë ka rrezik komplikimesh, pasi bëhet fjalë për një fëmijë që nuk ka mbushur as dy muaj, ka thënë për RTCG, mjeku kujdestar nga Reparti Intensiv i Institutit për Sëmundjet e Fëmijëve.
Prezenca e deputetit Adnan Dibrani, rezultoi të vijonte aty, duke qenë pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që pasoi ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.
Ai në intervistë për gazetën “Pobjeda” ka thënë se nuk besonte se do t’ia dilte.
“E mora foshnjën prej tyre dhe u përpoqa të bëja atë që di, sa më mirë që mundem, e shtrëngova foshnjën, dhe ia nxora ujin nga mushkëritë. Kur e dëgjova të qartën e tij, nxitova te urgjenca dhe ia dorëzova foshnjën”, thotë Dibrani.
Tutje tregoi se foshnja kishte qenë në lumë për disa minuta.